Doarsa Kica-Xhelili, kandidatja për deputete për zgjedhjet parlamentare nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shfaqur shenja pakënaqësie pasi kësaj të fundit iu dha numri 4.
Kica-Xhelili, e cila bartte numrin 3 në zgjedhjet e kaluara, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se vendi real përcaktohet nga qytetarët “qetë, me votë, jo me kalkulime e zhurmë”, shkruan Insajderi.
“Në politikë kam mësuar se vendin ta jep besimi, jo zhurma. Pa zhurmë, ju më renditët njeriun e dytë më të votuar në LDK. Këtë herë kam zgjedhur të garoj me numrin KATËR (4), sepse besoj se vendin tim real ma përcaktoni ju: qetë, me votë, jo me kalkulime e zhurmë”, ka deklaruar ndër të tjera Kica-Xhelili.
Ish-deputetja e LDK’së ka thënë se ka parë linçime nga njerëz që e njihnin realitetin e saj, “por zgjodhën ta përdorin atë për të më portretizuar si të painteresuar”.
“Besoj se politika e vërtetë fillon aty ku mbaron egoja personale. Prandaj hyj në këtë garë me qetësi, me përulësi, dhe me bindjen se energjia jonë duhet të shkojë te armiku i përbashkët: sfidat që e mbajnë vendin peng, jo tek njëri–tjetri”, ka përmbyllur shkrimin ajo.
Në vend të Kica-Xhelilit, numrin tre po e bart Hykmete Bajraminë listën zgjedhore tek LDK’ja. /Insajderi.org/