×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kallëzimi penal ndaj ambasadorit Berishaj, Tomë Gashi: Martini nuk ka se çfarë të fshehë

    Insajderi
    24 February 2023 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi dje (e premte) kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ndërsa sot ka reaguar avokati i tij, Tomë Gashi.

    Përmes një postimi në Facebook, Gashi tha se që nga 21 janar i këtij viti e ka njoftuar Prokurorinë Speciale se ambasadori Berishaj është në Prishtinë dhe është i gatshëm për të dhënë sqarime.

    Më tej, Gashi ka thënë se drejtësia nuk bëhet me presion, por me fakte.

    Për ata që gjithmonë vonohen. Unë po i njoftoj ata se qysh me 21-01-2023, i jam drejtuar Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke njoftuar Prokurorinë se z. Berishaj është në Prishtinë dhe se në çdo moment ai është i gatshëm për të dhënë sqarime ne Prokurori. Martini nuk ka se çfarë të fshehë”, ka shkruar avokati Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark