Pas kallëzimit penal të ushtruar nga udhëheqësi i Inspeksioneve në Drejtorinë e Inspektimit në Gjilan, Salih Kçiku, ndaj Saqip Jakupit për shpifje, denigrim dhe publikim të materialeve private, ka reaguar avokati i Jakupit.
Avokati i qytetarit Saqip Jakupi, Ilir Shaqiri tha për Insajderin se nuk qëndrojnë pretendimet e Kcikut.
“Ende nuk kemi marrë asnjë ftesë zyrtare të prokurorisë, ose policisë. Për aq sa e pashë çfarë është shënuar në shkresën e Salih Kçikut, dhe fotove që i kishte bashkangjitur, konsiderojë se nuk qëndrojnë, megjithatë ne do të ndjekim procedurën pranë organeve kompetente dhe nëse kërkohet do i japim përgjigjet aty.”
Kjo deklaratë vjen pas publikimit të kallëzimit penal nga Kçiku, i cili kishte akuzuar Jakupin për shpifje dhe publikim të materialeve familjare të djemve të tij në rrjete sociale, duke shkaktuar, sipas tij, presion publik dhe fyerje.