×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kalon në parim projektligji “problematik” për VV-në, Eman Rrahmani s’e voton

    Insajderi
    04 October 2023 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor ka kaluar në parim në seancën plenare të së mërkurës në Kuvendin e Kosovës.

    Me 58 vota për është votuar ky projektligj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pjesëmarrës në këtë votim nuk ka qenë deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, i cili e ka kundërshtuar projektligjin.

    Herën e kaluar që u hodh në votim ky projektligj nuk kaloi, për shkak të kundërshtimeve përbrenda VV-së.

    Kujtojmë se përgjatë asaj seance pati një përplasje mes Rrahmanit dhe deputetes tjetër të VV-së, Saranda Bogujevci. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark