Insajderi
Show

“Kam mendu se kam me hy dhëndër prapë”, Burri i Ikballes i ka dy fjalë për të në Big Brother VIP

Insajderi
29 November 2025 - 21:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kam mendu se kam me hy dhëndër prapë”, Burri i Ikballes i ka dy fjalë për të në Big Brother VIP
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Igballe Huduti dhe bashkëshorti i saj ishin të ftuar së fundmi në “Big Talk”, ku temë diskutimi ishte mos-hyrja e saj në Big Brother VIP Kosova 4.

Gjatë intervistës, i pyetur nga Xheneta nëse i pëlqeu dukja e bashkëshortes atë natë, ai u përgjigj me një batutë rreth veshjes solemne.

“Kam mendu se a kam me hy dhëndër prapë atë natë apo jo”, tha ai.

Tutje, ai foli për pritshmëritë që kishin, duke deklaruar se ishin bërë gati prej një muaji, si në aspektin e veshjes ashtu edhe atë psikologjik, por që në fund hyrja nuk u realizua.

Sipas tij, nëse Igballja do të bëhej pjesë e shtëpisë, ajo do të dilte fituese.

“Besoj se kishte me fitu Igballja, besoj se do të kishte shumë sukses dhe tek i gjithë populli, jo vetëm tek banorët aty brenda”, u shpreh ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark