Një kamerier në Teksas ka marrë një bakshish prej 750 dollarëve nga një mysafir i restorantit ku ai punon. Klienti kishte lënë bakshishin pasi që kamerieri i kishte treguar se ai nuk e ka parë familjen e tij që jeton në Irlandën Veriore që dy vite.
Klienti që raportohet se quhet Jeffrey ka shkruar një porosi në faturë ku ka treguar arsyet për bakshishin, shkruan BBC.
“Me shpresë që këto të holla do të ndihmojnë që të shkosh në Irlandë për pushime.”
Kamarieri 22 vjecar, Ben Millar, tregon se ka shërbyer Jeffreyn dhe familjen e tij gjatë tërë mbrëmjes para se të kuptonte për dhuratën bujare./Insajderi.com