×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kamberi për Vuçiqin: Në mëngjes luan rolin e zjarrvënësit e në mbrëmje zjarrfikësit

    Insajderi
    21 December 2023 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shaip Kamberi, i cili para pak ditëve ka fituar edhe një mandat për të qenë deputet në Kuvendin e Serbisë, ka folur edhe pë presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiq.

    Ai tha presidenti i Serbisë po pret që ta shtyjë marrëveshjen me Kosovën deri në zgjedhjet e Bashkimit Evropian.

    ”Në mëngjes luan rolin e zjarrvënësit e në mbrëmje zjarrfikësit. Do të shohim se cili është interesi i tij dhe me gjasë interesi i tij duket qartë, është të zvarrisë proceset e caktuara politike në cilat Serbia merr pjesë, qoftë kërkesën e BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, qoftë për fillimin e realizimit të planit franko-gjerman për të cilin ka rënë dakord me Kryeministrin Albin Kurti. Aleksandar Vuçiç me gjasë po tenton të blejë edhe më tepër kohë e sidomos deri në pranverë kur do të jenë zgjedhjet e BE-së,” deklaron ai”, ka thënë Kamberi, për Zërin e Amerikës,

    Kamberi do të jetë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë.

    Komuniteti shqiptar në zgjedhjet parlamentare të Serbisë kishte garuar me dy lista.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark