Goli i Florian Kamberit nuk i ka mjaftuar Huddersfieldit që është eliminuar nga Kupa FA në rrethin e tretë të garës.
Huddersfieldi të shtunën u mposht me rezultatin 3:1 nga Prestoni vendës.
Sulmuesi i Shqipërisë, Kamberi, u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë, ndërsa golin për 1:0 e shënoi në minutën e 57-të.
Më pas, mysafirët pranuan tre gola për t’u eliminuar nga gara.