×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kamberi: Vuçiqi ka frikë bashkëpunimin tonë me Kosovën, ndaj edhe po na sulmon

    Insajderi
    15 August 2023 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka rikujtuar presidentit Aleksandar Vuçiqit se të drejtat janë universale, dhe se ato nuk janë mëshirë e shtetit.

    Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai shprehet se kreu i shtetit serb po e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe” bashkëpunimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndërkohë që nga ana tjetër për Vuçiqin janë  konstruktive aventurat e tij në çdo cep të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët?

    “Si një ndër të drejtat fundamentale të pakicave, Kushtetuta e Serbisë e parasheh edhe “bashkëpunimin me shtetin amë. Sipas logjikës së presidentit serb, vetëm serbët duhet ta kenë këtë të drejtë. Të tjerëve kjo e drejtë, kur tentojnë ta materializojnë, jo vetëm që i mohohet, por tentohet në vazhdimësi të satanizohen”.

    “E di, sipas tij, ne nuk do të duhej të ndërlidhnim fatin tonë me Kosovën. E as kërkesat tona për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë nuk do duhej të jenë agjendë e bisedimeve. Kjo e frikëson presidentin serb e për këtë ai po na sulmon vazhdimisht”, shkroi Kamberi.

    Tutje ai i bën thirrje Vuçiqit që në vend të kriminalizimit të kërkesave legjitime të shqiptarëve atje, shmangies së përgjegjësisë nga tri marrëveshjet e nënshkruara, është koha që të reflektojë në realizimin e obligimeve të marra.

    “Të nënshkruara janë. Të kursejmë nga “dhimbja e dorës së djathtë”, ka shtuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark