×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kamionët me mallra serbe as sot nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

    Insajderi
    16 June 2023 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asnjë kamion me mallra me origjinë nga Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, që kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes se kamionëve me produkte dhe targa serbe në Kosovë dy ditë më parë.

    “Nuk kemi pasur asnjë hyrje, është duke u zbatuar masa e sigurisë për ndalimin e hyrjes”, tha zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci.

    Qeveria e Kosovës, më 14 qershor, ka marrë vendim për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë.

    Kamionë të bllokuar në kufirin mes Kosovës e Serbisë

    Ky vendim është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

    Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si rrëmbim nga autoritetet e Serbisë në territorin e saj. Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

    Më 15 qershor, dhjetëra kamionë me targa të Serbisë dhe me të Kosovës, u panë të parkuar në anën serbe të kufirit në Merdare, pasi nuk u lanë të futen në Kosovë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se institucionet e sigurisë e kanë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, në përgjigje të situatës së krijuar pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe./REL/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark