Insajderi
Lajme

Kamioni që transportonte beton në Ferizaj ra në një metër thellësi, lëndohet shoferi

Insajderi
18 September 2021 - 16:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kamioni që transportonte beton në Ferizaj ra në një metër thellësi, lëndohet shoferi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vozitësi i një kamioni i cili transportonte beton ka marrë lëndime të lehta, pasi me dy rrotat e automjetit kishte rënë në një thellësi një metër në Nerodime të Ferizajt.

Këtë e bëri të ditur Mehmetali Hajdini, zëdhënës për media Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.“Po është paraqitur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku njëri automjet ( kamion i cili transportonte beton) ka rënë vetëm me dy rrotat e para jashtë rrugës diku një metër në thellësi, ku me ç’rast lëndime trupore të lehta ka pësuar njëri nga vozitësit”, ka thënë Hajdini.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark