Një ditë para ndeshjes së ardhshme në Superligën e Kosovës, Kampioni i Kosovës në futboll ka vendosur të akomodohet në hotelin luksoz, Lakeside Hotel.
Ballkani e zhvillon nesër ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës para tifozëve vendas, ku do të përballet me FC Ferizajin.
Futbollistët nga skuadra e Suharekës shihet se po kalojnë një kohë të pa harruar në ambientet luksoze të hotelit dhe se po marrin energji për fitore të reja.
LAKESIDE HOTEL SPA AND CONFERENCE është një hotel luksoz me pesë yje që ndodhet në Vermicë të Prizrenit, një nga vendet më të bukura në Kosovë.
Hoteli ndodhet pranë liqenit, i cili u ofron mysafirëve një shumëllojshmëri aktivitetesh ujore si noti, lundrimi dhe peshkimi.
Me staf profesional, me pajisje të klasit botëror, kushte fantastike dhe mikpritje, Lakside Hotel është një vend i përshtatshëm për akomodime të tilla.