Khamzat Chimaev , një luftëtar i UFC me origjinë nga Çeçenia, tronditi botën me një deklaratë pas fitores së tij ndaj Kamaru Usman. Chimaev dërgoi një mesazh të fortë direkt nga tetëkëndëshi pas triumfit.
Fillimisht ai tha se ishte e vështirë për të për shkak të të gjitha luftërave në botë dhe më pas në gjuhën e tij amtare theksoi se ishte gati të merrte pushkën dhe të linte jetën në Palestinë.
“Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë çeçenët, Allahu qoftë forcë për të gjithë. Shumë prej jush kanë ardhur këtu, shumë prej jush po shikojnë nga shtëpia. Allahu qoftë i kënaqur me ju President (Ramzan Kadyrov) dhe ju dhashtë forcë – tha Chimaev dhe shtoi:
“Të qëndrosh këtu dhe të luftosh për ty në UFC nuk është aq e vështirë. Nëse Allahu më lejon, të betohem, nëse Allahu më lejon të marr një pushkë, do të shkoj në Palestinë si njeriu i parë.”
Luftëtari i UFC tha se është gati të vdesë në një luftë. “Unë nuk kam lindur të qëndroj këtu me pantallona të shkurtra. A nuk e dini ju çeçenë se çfarë lloj zemre kemi ne? Nëse marr leje të luftoj për Allahun, jam gati të vdes për të. Unë nuk kam frikë nga vdekja siç kam frikë për vëllezërit tanë muslimanë” – tha Chimaev.