Boksierja Donjeta Sadiku (-60 kg) fitoi e medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Stamboll të Turqisë.
Sadiku për medaljen e bronztë, u shpërblye edhe me 25 mijë dollarë nga organizatori i Kampionatit Botëror.
Ndërsa sot, kampionja ka mbërritur në Kosovë.
Ndryshe, kjo është medalja e parë zyrtare për senior për boksin e Kosovës dhe boksierën tonë.
/Insajderi.org