×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kanada “fshihet nga faqja e dheut” nga uragani Fiona

    Insajderi
    25 September 2022 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Stuhia shkatërruese Fiona përveç që shkuli pemë e la gati gjysmë milioni kanadezë pa energji elektrike, fshiu nga faqja e dheut rreth 5 provinca, transmeton Insajderi.

    Cikloni post-tropikal Fiona, siç po e quan tani Qendra Kombëtare e Uraganeve, goditi qytetet bregdetare të Nova Scotia, Prince Edward Island, New Brunswick dhe Newfoundland me erëra që tejkalojnë 120 kilometra në orë, duke shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në 470,000 shtëpi.

    Kryeministri Trudeau tha se ushtria do të vendoset në Nova Scotia, duke shtuar: “Nëse ka ndonjë gjë që qeveria federale mund të bëjë për të ndihmuar, ne do të jemi aty.”

    Në Port aux Basques, me një popullsi prej 4,067 banorësh në skajin jugperëndimor të Neëfoundland, përmbytjet intensive bënë që disa shtëpi dhe ndërtesa të zhyten në det, tha për CBC gazetari lokal Rene Roy.

    Ai shtoi se shumë shtëpi kanë mbetur si “një grumbull rrënojash në oqean tani”, duke shtuar: “Ka një ndërtesë apartamenti që fjalë për fjalë është zhdukur. Ka rrugë të tëra që janë zhdukur”, ndërsa autoritetet më vonë konfirmuan se të paktën 20 shtëpi ishin zhdukur.

    https://youtu.be/gfrDjrfrNdE

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark