×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kanada ia ndalon Djokovicit pjesëmarrjen në ‘Canadian Open’ për shkak të statusit të vaksinimit

    Insajderi
    05 August 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tenisti serb, Novak Djokovic nuk do të luajë në turneun ‘Canadian Open’, i cili do të zhvillohet nga datat 5-14 gusht në Montreal.

    Ndërsa Tenis Canada nuk raportoi arsyet e tërheqjes, mendohet se lidhet me faktin se Djokovic mbetet i pavaksinuar kundër COVID-19 dhe Kanadaja kërkon që të gjithë të huajt që mbërrijnë në vend të vaksinohen për të shmangur një periudhë karantine 14-ditore.

    Javën e kaluar, Djokovic tha në llogarinë e tij në Twitter se ishte i bindur se do të ishte në gjendje të luante në US Open, i cili do të luhet në Nju Jork midis 29 gushtit dhe 11 shtatorit.

    Por, SHBA-ja aktualisht kërkon që njerëzit që mbërrijnë në vend të vaksinohen kundër coronavirusit, kështu që pjesëmarrja e numrit 6 të botës nuk është aspak e garantuar.

    Serbi ka thënë vazhdimisht se nuk do të vaksinohet kundër coronavirusit.

    Pasi fitoi Wimbledonin, Djokovic përsëriti se nuk do të vaksinohej për të lehtësuar pjesëmarrjen e tij në US Open ose turne të tjera, transmeton telegrafi.

    “Personalisht, nuk kam asnjë shpresë. Nuk besoj se presidenti Joe Biden do të ndryshojë rregullat përpara fillimit të turneut”, ka thënë trajneri i Djokovicit, Goran Ivanesic.

    Ivanesic e cilësoi politikën aktuale si të pakuptimtë

    “Nëse je i vaksinuar por pozitiv, mund të hysh në Shtetet e Bashkuara, por je i ndaluar nëse nuk je i vaksinuar dhe je negativ. Ka shumë politikë në botën e sportit”, përfundoi trajneri i tenistit serb.

    Në pamundësi për të luajtur në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara, Djokovic ka të ngjarë të kthehet në fusha në muajin shtator për të luajtur në Kupën Davis në Valencia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark