×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kancelari gjerman paralajmëron diskutime në Spanjë për tensionet Kosovë-Serbi

    Insajderi
    04 October 2023 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka folur për gjendjen në veri të Kosovës, gjatë një konference të përbashkët shtypi bashkë me kryeministrin bullgar Nikolai Denkov.

    Ai ka thënë se për Gjermaninë është shumë e rëndësishme që tensioni aktual mos të eskalojë.

    Për këtë, ai thtoë se shtetet si Gjermania, Franca dhe Italia janë të përkushtuar që ta gjejnë një zgjidhje, duke iu referuar dialogut Kosovë – Serbi.

    “Për mua është shumë e rëndësishme që situata të mos eskalojë më tej kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën. Bëhet fjalë për një zgjidhje paqësore dhe kjo është ajo që ne jemi shumë të përkushtuar. Gjermania, Franca dhe Italia janë veçanërisht aktive në këtë drejtim”, tha Scholz.

    Ai shtoi se çështja e tensioneve Kosovë-Serbi do të diskutohet gjithashtu të enjten dhe të premten kur udhëheqësit nga afro 50 vende evropiane të takohen në Granada të Spanjës.

    Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku është raportuar se vendet evropiane do të përpiqen që të organizojnë një takim në mes Osmanit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Më herët gjatë ditës, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane e quajti tërheqjen e trupave të Serbisë nga kufiri me Kosovën një “hap të rëndësishëm”, por i kërkoi Beogradit të bëjë më shumë për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën.

    Ndërkaq, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nesër do të vizitojë Shqipërinë ku do të takohet edhe me ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, në një kohë kur tensionet janë rritur, pas sulmit terrorist në veri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark