×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kancelari gjerman: Përshkallëzimi i situatës në veri tregon që Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet

    Insajderi
    16 October 2023 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dëshmon faktin se Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e dakorduar.

    Gjatë punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, Scholz ka theksuar se është i kënaqur me punën e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian mbi dialogun Kosovë-Serbi.

    “Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë edhe për përshpejtimin e integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit është proces bashkëpunimi…Kur situata përshkallëzohet, ne duhet të përfundojmë me zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur me anë të dialogut të normalizuar nga Bashkimi Evropian”, ka theksuar kancelari Scholz.

    “Krizat e shumëfishta këtu në rajon në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar më fort së bashku dhe për të tejkaluar antagonizmat. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat kanë vijuar për shumë më gjatë. Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës, kanë vërtetuar sesa të rëndësishme janë këto”, u shpreh më tej ai.

    “Është shumë e qartë që fakti që jemi të ulur këtu së bashku ne e dimë që kemi një situatë të re shumë të vështirë jo shumë larg nesh që po ndodh tashmë me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit, dhe të gjitha pasojat që ka dhe mund të ketë”, tha ndër të tjera kancelari gjerman.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark