×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kandidatët për asamblistë të Podujevës nga PDK kërkojnë rinumrim të plotë: Në vendvotime është bërë masakër zgjedhore

    Insajderi
    19 October 2021 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatët për asamblistë të Podujevës nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë kërkuar rinumrim të plotë të votave në këtë komunë.

    Kështu ka bërë të ditur kandidati për asamblist, Korab Zhugollit, i cili tha se në vendvotime është bërë masakër zgjedhore brenda subjektit të PDK-së në Podujevë, shkruan Insajderi.

    Tutje, ai ka treguar se së bashku me nëntë kandidatë e tjerë për asamble do të ushtrojme ankesës në PZAP.

    “Ne grupi i Kandidatëve për Kuvendin Komunal nga Partia Demokratike ju falenderojmë për votën tuaj për ne.Jemi shumë të kënaqur me besimin tuaj.Vota është e shenjtë.Në vendvotime është bërë masakër zgjedhore brenda subjektit tonë në Podujevë.Ne jemi të paknaqur me punën e Komisionerve dhe KKZ, votat dhe vullneti qytetare është shtrembëruar, lidhur me këtë kemi fakte të mjaftueshme.Ne do të ushtrojme te drejtën tonë të ankesës në PZAP.Kërkojme nga organet shtetërore që të hetojë keqpërdoruesit e fletëvotimeve dhe vullnetit qytetare.Andaj kërkesa jone është rinumrimi i plotë i fletëvotimeve’, ka shkruar Zhugolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark