Insajderi
Zgjedhjet 2026

Kandidati i LDK-së, Naim Behlulaj: Falë jush LDK-ja rikthehet fuqishëm më 7 qershor

Insajderi
03 June 2026 - 22:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kandidati i LDK-së, Naim Behlulaj: Falë jush LDK-ja rikthehet fuqishëm më 7 qershor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naim Behlulaj, i cili mban numrin 72 në listën zgjedhore, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga qytetarët.

Ai tha se LDK do të rikthehet fuqishëm në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe përkrahjes së qytetarëve në këtë proces.

“Më 7 qershor, LDK-ja rikthehet fuqishëm falë besimit dhe mbështetjes suaj. Ju falënderoj nga zemra të gjithëve për përkrahjen e vazhdueshme”, ka deklaruar Behlulaj.

Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, ai ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhje, duke theksuar numrin e subjektit dhe kandidaturës së tij.

“Voto 113 – LDK, Voto nr. 72 – Naim Behlulaj”, ka shkruar ai, duke përmbyllur mesazhin me sloganin “Së bashku drejt fitores”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark