Zgjedhjet në veri të vendit pritet të mbahen me të dielën e 23 prillit. Për Insajderin ka folur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Atiq se janë duke punuar që pjesëmarrja në zgjehdjet të jetë sa më e lartë.
“Situata është normale, përgatitjet e fundit janë duke u kry për ditën e diele. I apelojë të gjithë qytetarët me të drejt vote në komunën veriore të Mitrovicës që me dalë me votu në numër sa më të madh dhe i falënderohem paraprakisht të gjithë votueseve”, tha ai për Insajderin.
Kandidati i LVV-së u shpreh i kënaqur edhe shifrat momentale të të interesuarve nga komuniteti serb për pjesëmarrje në zgjedhje.
“Një përqindje e caktuar e komunitetit serb ka me dalë me votu, por, ne jemi duke punu ende edhe tek komunitetet tjera me i inkuraju që me dal në numër sa më të madh derisa tash shifrat janë të kënaqshme por deri në ditën e dielë na kanë mbetur edhe disa ditë dhe atë ditë do ta shohim daljen”, deklaroi Atiq.
I pyetur lidhur me raportet që ka me dy kundërkandidatët e tjerë Atiq u shpreh “Kemi kontakt bashkëpunim të shkëlqyeshëm”.
Garës për të parin e Komunës së Mitrovicës së Veriut përveç Erden Aitiqit nga LVV, i ka hyrë edhe PDK me kandidatin Taulant Kelmendi e Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica.
Kryeministri Albin Kurti, sot tha se zgjedhjet në veri të dielën do të mbahen, ngase ajo pjesë e vendit ka nevojë për legjitimitet demokratik dhe funksionimin e institucioneve sipas tij.
Madje ai tha se kanë kontakte të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe e po bëjnë përgatitjet e nevojshme që procesi të shkojë sipas planit.
/GazetaInsajderi