×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kandidati i PDK-së, i hetuar për ryshfet: Pata raporte te mira me Kurtin

    Insajderi
    21 January 2021 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj që njëherëshit ka qenë edhe Drejtor i Policisë së Kosovës, ka folur për raportet e tij me Albin Kurtin gjatë kohës sa ai ka qenë kryeministër i vendit.

    Qalaj që është duke u hetuar edhe për ryshfet ka thënë se me Kurtin

    “Krejt marrëdhënia ime me të ka pasur të bëjë me dhënien e ndihmës në pandemi”, ka thënë Qalaj.

    Gazeta Insajderi kishte zbuluar se ish-drejtori i Policisë Rashit Qalaj ka ndihmuar që të shtypen protestat e opozitës në Shqipëri.

    Insajderi kishte zbuluar se Sandër Lleshaj, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, kishte gënjyer publikisht shqiptarët lidhur me blerjen e gazit lotsjellës. Kishte mbajtur fshehur faktin që ishte marrë huazim nga Policia e Kosovës.

    Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë.

    Mirëpo, ky rregull ishte thyer nga Rashit Qalaj, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huzojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark