×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i PDK-së tërhiqet nga fushata zgjedhore, tregon arsyen

    Insajderi
    07 February 2021 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, pas disa shqetësimeve që ka pasur me shëndetin e tij, është detyruar të tërhiqet nga fushata me rekomandimin e mjekut.

    Shala ka thënë se tani e tutje do të komunikoi me qytetarët nga distanca, pasi nuk mund të marrë pjesë në tubime zgjedhore me qytetarë.

    Statusi i plotë i Shalës:

    Të dashur miq,

    Pas disa shqetësimeve shëndetësore të një dite më parë sot bëra një vizitë mjekësore, ndërkohë që mjeku konstatoi një gjendje jo të mirë dhe urgjentisht më rekomandoi pushim të detyrueshëm.

    Duke qenë se shqetësimet e mia janë të ngjashme me një ftohje të zakonshme dimërore, megjithatë më është rekomanduar ta kryej edhe testin për Covid 19.

    Duke qenë në një situatë të tillë unë vlerësojë se menjëherë duhet të tërhiqem nga fushata zgjedhore, ndërkohë do të vazhdojë të komunikoj me ju nga distanca.

    Duke ju dëshiruar të gjithëve shëndet, ju sigurojë se sapo të njoftohem më në detaje rreth gjendjes sime shëndetësore, bashkë do t’i vazhdojmë agjendat e parapara.

    Një falënderim të veçantë e kam edhe për mjekët të cilët po e kryejnë punën me etikë të lartë humane dhe profesionale!

    I juaji: Ferat Shala!  Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark