×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kandidati për president në Filipine “premton varrosjen e trafikantëve”

    Insajderi
    09 May 2016 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati kryesor për president të Filipineve, kreu aktual i bashkisë së qytetit Davao, Rodrigo Duterte, vazhdon që të kryesojë sondazhet, pavarësisht deklaratave të tij për eliminim fizik të trafikantëve të drogës.

    Prej kohës nofka e Duertes është “Duterte Harry”, nga personazhi kinematografik i luajtur nga Clint Eastëood dhe slogani i tij “Ndryshimi po vjen” ka tërhequr mjaft filipinas. Megjithëse grupet e të drejtave të njeriut e akuzojnë se ka lejuar grupe civilësh të armatosur që të vrasin qindra trafikantë të dyshuar droge, mbështetja e tij sa vjen e rritet.

    Një tjetër nofkë mjaft domethënëse e Duartes është ndëshkuesi dhe si për ta vërtetuar këtë, 71-vjeçari ka premtuar se do të zhdukë kriminalitetin brenda gjashtë muajve të parë pasi të marrë postin e presidentit.

    Në një nga deklaratat e tij më të forta, Duerta tha se kur të jetë president, filipinasit do të hapin më shumë shtëpi funeralesh dhe jo burgje, për t’u përballur me trafikun e drogës. Në një tjetër koment po kaq kontradiktor, ai tha se do të vriste edhe fëmijët e tij po të trafikonin narkotikë.

    Pavarësisht habisë dhe tronditjes së klasës politike, sondazhet tregojnë se ai udhëheq me të paktën 10 pikë ndaj kandidatëve të tjerë, megjithatë përpjekjet e presidentit aktual Benigno Aquino që bën fushatë të fortë kundër tij.

    Në Filipine, Presidenti mund të zgjidhet për vetëm një mandat 6-vjeçar dhe nuk ka nevojë për shumicën për të marrë postin, vetë Aquino në 2010-n u zgjodh me 42% dhe kjo ia lehtëson detyrën Duertes.

    Sipas analistëve, pavarësisht probleme ekonomike me të cilat vendi përballet, duket se trafiku i drogës dhe pasojat qe ai sjell, janë shqetësimi kryesor i filipinasve që mbështesin kandidatin që ka premtuar eliminim edhe fizik të trafikantëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark