Rrezarta Krasniqi, kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka premtuar përkrahje për bizneset dhe krijim të vendeve të reja të punës.
Në një takim me sipërmarrës në Vushtrri, ajo ka thënë se qeveria Hoti do t’u krijojë bizneseve kushte ideale të punës.
“Pritje e ngrohtë tek një nga biznesët mjaft të suksesshëm në Vushtrri, ku ka të punësuara disa gra, që me përkushtim të lartë shërbejnë në ngritjen e kompanisë duke ofruar shërbime cilësore. Bizneset si ky, pa diskutim se do të marrin përkrahje nga Qeveria Hoti, në mënyrë që të krijohen kushte për vende të reja të punës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi është kandidate për deputete në listën e LDK-së dhe mban numrin 54. /Insajderi.org