×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kandidatja e VV’së për asambleiste punësohet si inspektore sanitare në Ferizaj

    Insajderi
    04 September 2021 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Punësimet e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër institucione publike nuk kanë të ndalur. Së fundmi është kandidatja për asambleiste nga VV në komunën e Drenasit, Adelina Rexhepi që është pranuar si inspektore sanitare në komunën e Ferizajt.

    Periskopi ka siguruar listën që dëshmon këtë gjë.

    Jo më larg se dje, u publikua lajmi se ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Arben Vitia ka punësuar si punëtor shëndetësor në dy spitale  vëllain e nënkryetarit të VV’së në Vushtrri.

    E raste të nepotizmit, si punësime partiake e familjare e kanë karakterizuar Qeverinë Kurti që nga marrja  e pushtetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark