×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kandidatja për deputete e VV-së: Mbrapa vendimit të Përparim Ramës qëndron Pro Credit Bank

    Insajderi
    19 January 2022 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama të hënë vendosi të ia ndaloj punimet në objekt kandidates për deputete për Vetëvendosjes, Albana Morina Xharra, në Breg të Diellit.

    Këto mbindërtime u ndaluan pasi Rama i konsideroi si të paligjshme punimet e Morina-Xharrës dhe paralajmëroi dënim të pafalshëm për këto veprime të saj.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderit, Morina Xharra ka mohuar të ketë vazhduar punimet duke thënë se këto punime ishin ndërprerë me vendim të lëshuar nga qeverisja e Shpend Ahmetit të cilin e cilësoi vendim politik

    Sipas kandidates për deputetes së Vetëvendosjes mbrapa vendimit të Ramës të marrë të hënë për ndalimi e punimeve në objektin e saj në Breg të Diellit qëndron Pro Credit Banka.

    Kjo për shkak të zhvillimeve të fundit dhe parregullsive gjatë nëntë viteve të rastit të saj me këtë bankë.

     “Tash besoj se ka prapavijën ProCredit. Me qenë se kohët e fundit lënda e ime e njohur si “Rasti ProCredit” ka avancuar në nivel penal, për shkak të shumë parregullsive gjatë këtyre nëntë (9) viteve. Andaj si pasojë momentalisht rasti është duke u hetuara nga Prokuroria për krime të rënda. Marr parasysh zhvillimet e fundit, tej zgjatjen e rastit, parregullsive gjatë nëntë (9) viteve, unë besoj se mbrapa qëndron ProCredit Bank”, tha Morina Xharra për Insajderin

    “Gjatë procedurës, ka pas shkelje të pretenduara të natyrës:

    a) sjellje e dokumenteve me përmbajtje të rreme

    b) kontaktim i dëshmitares

    c) mos dërgim i ftesës dëshmitarit duka ja humbur të njëjtit të drejtën që të jep dëshminë e vlefshme për sjelljen e dëshmisë;

    d) shkelje të afateve ligjore dhe trajtim i ankesave të dorëzuara jashta afatit;

    e) mos bashkëpunim me Gjykatën nga ana e dëshmitares,

    f) deklarim të rremë dhe tentim për të vënë në lajthitje Gjygjtarin, 

    g) shkelj të Ligjit për Banka dhe Rregulloret përkatëse në BQK,

    h) mos dorëzim të shkresave të lëndës përkundër dorëzimit të kërkesës me shkrim dy herë,

    i) zvarritje e rastit, etj.”, tha me tej ajo

    E sa i përket dënimit të pafalshëm që kishte paralajmëruar Rama ndaj Morina Xharra i tha Insajderit se nuk ka marrë asnjë dënim pasi nuk kishte bërë asnjë shkelje.

    “Siç e ceka më lartë, unë nuk kam qenë duke ndërtuar dhe rrjedhimisht nuk ka pas as ndalës të ndërtimit dhe as shkelje nga ana e ime. Si rrjedhojë, nuk ka as dënim”, tha Morina Xharra për Insajderin.

    Vlen të theksohet se komuna e Prishtinës ka një bashkëpunim të mirë me Bankën ProCredit./GazetaInsajderi/

    Përgjigja e plotë e Albana Morina Xharra dhënë Gazeta Insajderit:

    Sa i përket kësaj çështje, po të përgjigjem ne pytjet si në vijim:

    1. Prej kohës kur është dhënë urdhëri për ndalim të punimeve dhe ushtrimit të kërkesës për plotësim/ndryshim të lejes (26/02/2021), unë kam respektuar të gjitha procedurat dhe rekomandimet.
    2. Ditën e hënë (17/01/2022), nuk ka pas ndërtim andaj informata se ka pas ndalje të ndërtimit pa leje, nuk qëndron. Këtë mundeni më s’miri me e konfirmu duke kërkuar nga Inspektorati fotografitë e punishtes të datës 26/02/2021 dhe ato të datës 18/01/2022 të realizuara nga inspektorët. Aty shifet kjartë se nuk ka as më të voglin ndryshim.
    3. Kur më janë ndërpre punimet, në pushtet ka qenë qeverisja e kaluar komunale. Atë kohë, siç edhe jeni dëshmitar ka pas ndërtime të panumërta të jashtëligjshme dhe shkelje flagrante të natyrave prej më të ndryshmeve të cilat janë lejuar. Unë personalisht kam raportuar shkelje lidhur me dëmtimin serioz të konstrukcionit mbajtës (prerje e pllakës së armuar meskatshe dhe themeleve të ndërtesës shumëbanesore) me çrast janë rrezikuar mbi 100 jetë njerëzish, por Inspektorati nuk ka reaguar. Jam detyruar rastin me e hap në polici dhe si përfundim, përkundër shkeljeve flagrante dhe rrezikimit të banorëve, Komuna e ka lejuar vazhdimin e punimeve. Andaj për atë periudhë kohore nuk e përjashtoj mundësinë se ka pas vendim politik.
    4. Ndërkaq tash besoj se ka prapavijën ProCredit. Me qenë se kohët e fundit lënda e ime e njohur si “Rasti ProCredit” ka avancuar në nivel penal, për shkak të shumë parregullsive gjatë këtyre nëntë (9) viteve. Gjatë procedurës, ka pas shkelje të pretenduara të natyrës:
      a) sjellje e dokumenteve me përmbajtje të rreme
      b) kontaktim i dëshimtares
      c) mos dërgim i ftesës dëshmitarit duka ja humbur të njejtit të drejtën që të jep dëshminë e vlefshme për sjelljën e dëshmisë;
      d) shkelje të afateve ligjore dhe trajtim i ankesave të dorëzuara jashta afatit;
      e) mos bashkëpunim me Gjykatën nga ana e dëshmitares,
      f) deklarim të rremë dhe tentim për të vënë në lajthitje Gjygjtarin,
      g) shkelj të Ligjit për Banka dhe Rregulloret përkatëse në BQK,
      h) mos dorëzim të shkresave të lëndës përkundër dorëzimit të kërkesës me shkrim dy herë,
      i) zvarritje e rastit, etj.
      Andaj si pasojë momentalisht rasti është duke u hetuara nga Prokuroria për krime të rënda.

    Marr parasysh zhvillimet e fundit, tejzgjatjen e rastit, parregullsive gjatë nëntë (9) viteve, unë besoj se mbrapa qëndron ProCredit Bank.

    1. Vlenë të theksohet se për intervenimin e ndërmarr kam mbështetjen e banorëve dhe veprimet janë në pajtueshmëri me fqinjët të cilët kanë deponuar pëlqimet e tyre tek noteri.
    2. Siç e ceka më lartë, unë nuk kam qenë duke ndërtuar dhe rrjedhimisht nuk ka pas as ndales të ndërtimit dhe as shkelje nga ana e ime. Si rrjedhoj, nuk ka as dënim.

    Po e shfrytëzoj këtë rast që me ju ftu me monitoru rastin në Gjykatë dhe të njejtin me e raportu. Po flasim për një kontest pune i cili po zgjatë nëntë (9) vite, i cili në proces ka parregullsi të panumërta andaj konsideroj se është në interes të publikut që të informohet me nivelin e gjygjësisë në vend. Rasti si i imi, janë shembulli më i mirë i cili mundet me na vërtetu se Ministria Haxhiu ka plotësisht të drejtë lidhur me nevojën e reformave në drejtësi dhe rrjedhimisht vetingun e Gjygjëtarëve dhe Prokurorëve.

    Shkrimin keni leje me e publiku vetëm si tërësi, pra nuk keni të drejtë të e shkurtoni ose ndryshoni.

    Falemnderit paraprakisht,
    Albana Xharra

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark