×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kandidatura e Kosovës për BE varet edhe nga zbatimi i zotimeve të Ohrit”

    Insajderi
    03 April 2023 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se presidenca suedeze e BE-së është duke zhvilluar bisedime me shtetet anëtare, në mënyrë që të dihet si të procedohet me aplikacionin e Kosovës për anëtarësim.

    Ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit do të ketë ndikim pozitiv në proceset integruese të Kosovës.

    “Nuk ka aplikacion specifik për Status Kandidati, ka aplikacion për vetëm për shtet anëtar dhe është bërë vitin e kaluar nga Qeveria e Kosovës. Është një vendim historik i cili dëshmon orientimin proevropine të Kosovës. Sërish, nuk mund të flas në emër të 27 vendeve anëtare sepse Traktat i Bashkimit Evropian është shumë i qartë, është në duart e vendeve anëtare.

    “Me sa po e kuptoj unë, presidenca suedeze po zhvillon bisedime me shtetet anëtare se si të procedohet. Do të shohim se cili do të jetë rezultati i këtyre konsultimeve. Nëse Kosova u rri gati zotimeve që dalin nga kjo paketa e marrëveshjeve të finalizuara në Ohër do të ketë ndikim pozitiv në këtë proces brenda institucioneve të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai për Republika në Tëvë 1.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark