×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kandiq gjobitet për akuzat kundër Dikoviqit

    Insajderi
    12 April 2016 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra për të Drejtën Humanitare ka thënë se ish-kryetarja e saj, Kandiq, është gjobitur për shkelje të nderit dhe të dinjitetit të gjeneralit Dikoviq, duke thënë publikisht se ai ka pasur lidhje me krimet e kryera në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998-1999.

    Kandiq ka kërkuar publikisht që Dikoviq, komandant i një njësie ushtarake në Kosovë gjatë luftës, të zëvendësohet.

    Dikoviq ka mohuar pretendimet e Kandiqit dhe prokurorët serbë nuk kanë ngritur ndonjë akuzë kundër tij. /rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark