×
  • Sport
  • Euro 2020

    Kane flet para finales me Italinë

    Insajderi
    10 July 2021 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anglia pret Italinë në “Wembely Stadium” për finalen e madhe të “Euro 2020”, shkruan Insporti.

    Para finales, ka folur kapiteni i Anglisë, Harry Kane, i cili pranoi se Italia ka një histori më të mirë se ta, por theksoi se “Tre Luanët” kanë besim të plotë dhe janë gati të shkruajnë historinë të dielën.

    “Eksitimi është aty, jam i sigurt se do të ketë nerva, por ne e presim me padurim. Ju duhet t’i merrni këto momente dhe të shijoni këto momente të historisë dhe shpresojmë se mund të shkojmë një hap më tej dhe ta fitojmë të gjithë garën”.

    “Mendoj se është një lojë vërtetë 50-50. Sigurisht, Italia ka një histori më të mirë se ne sa i përket fitimit të turneve, fitimit të finaleve të mëdha, por unë mendoj se në ekipin tonë shumë prej nesh kanë pasur përvojë në nivele klubesh, ne po luajmë në ndeshjet më të mëdha, finalet më të mëdha në të gjithë Evropën”.

    “Është një lojë me të vërtetë e vështirë, padyshim që nga këndvështrimi ynë kemi besim të plotë në atë që po bëjmë dhe mënyrën se si jemi vendosur, por do të jetë shumë e vështirë”.

    “Ata kanë disa lojtarë të shkëlqyeshëm me përvojë të madhe, ata kanë qenë aty dhe e kanë bërë atë. Në çdo finale, në çdo lojë të madhe, duhet të jesh në formë në të gjitha aspektet, kështu që e dimë se kështu ndodh të dielën dhe shpresojmë se mund ta lëkundim atë në favorin tonë”, përfundoi ylli anglez.

    Ndryshe, finalja Angli – Itali zhvillohet me fillim nga ora 21:00. /Insporti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark