×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiqin e Putinin”, Kurti flet për Listën Serbe

    Insajderi
    02 March 2024 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova vazhdon të jetë e kërcënuar nga organizatat kriminale serbe që veprojnë në veri të Kosovës.

    Ai duke iu referuar atyre ka thënë se ata që janë pasuruar me luftën e fundit në Kosovë, janë kthyer në kriminelë dhe se tani po pasurohen në forma të tjera.

    “Ka ende probleme në kufirin me Serbinë. Fatkeqësisht ata që u pasuruan me luftën janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë. Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë ende kriminelë”, ka thënë Kurti në një intervistë për agjencinë italiane “AGI”.

    Ai më tej ka akuzuar Listën Serbe për lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.

    “Ata flasin për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiqin dhe Putinin”, është shprehur Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark