×
  • Showbiz
  • Show

    “Kanë kaluar edhe në kërcënime”- Santiana flet për lojën me Bucin

    Insajderi
    28 January 2024 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana, ka folur në lidhje me lojën e saj brenda BBVK-së.

    Ajo është shprehur se është vërshuar me komente negative dhe është shprehur se ia ka marrë mendja se si do të pritet loja e saj me Bucin.

    Madje, Santiana është shprehur se shumë njerëz i kanë shkruar fjalë të ndryshme anëtarëve të familjes së saj, madje siç u shpreh ajo, kanë kaluar edhe në kërcënime.

    “Unë jam vërshuar nga komentet negative, gjithsesi dua t’i falënderojë të gjithë ata që më kanë mbështetur”.

    “E kam ditur që loja ime me Bucin, pak a shumë ma ka marrë mendja si do të pritet, por nuk e kam ditur se njerëzit mund të shkojnë deri në atë pikë sa t’i shkruajnë nënës time, gjyshes sime, familjes sime, fjalë deri te kërcënimi. Kjo pjesë më pengon shumë dhe ndjehen jashtëzakonisht keq”, është shprehur Santiana në ‘Big Talk’ në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark