“Disa provokime ...”, Policia tregon pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në Mitrovicën e Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Disa provokime …”, Policia tregon pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në Mitrovicën e Veriut

    Insajderi
    23 May 2025 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka reaguar për të shpjeguar pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në Mitrovicën e Veriut.

    Policia njofton se kishte marrë paraprakisht njoftim për këtë aktivitet dhe ishte përkujdesur për sigurinë dhe mbarëvajtjen e tij.

    Sipas njoftimit, gjatë festimit të maturës kanë ndodhur disa provokime, dhe me qëllim të evitimit të ndonjë përshkallëzimi, Policia ka ndërhyrë në kohë.

    “Situata është qetësuar dhe maturantët kanë vazhduar festën pa pasur nevojë për reagim shtesë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark