×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kanë qenë 20 vjet, tash janë dy vjet tjera ku është puna, krizat e vendit nuk adresohen me video”, Hykmete Bajrami me kritika ndaj Qeverisë Kurti

    Insajderi
    13 October 2022 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Qeveria Kurti nuk ka punu ndonjë gjë. Populli kur e cilëson dikë dembel thotë “kurrë kush puna e mbarë nuk i ka thanë” edhe Qeveria Kurti vështirë se ju ka thënë dikush “puna e mbarë”, kështu e ka cilësuar punën e Qeverisë në pushtet deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, shkruan Insajderi.

    Sipas Bajramit, në Kosovë ka një polarizëm politik, e cila më së shumti përgjegjëse e ka lënë Qeverinë Kurti pasi që sipas saj po mundohet ta fshehë mospunën e tyre duke e luajtur rolin e opozitarit rebel, tha Bajrami për Insajderin.

    “Tani ka një polarizim të shtuar politik, këtu përgjegjëse më së shumti e bëj Qeverinë sepse duke u munduar ta fshehë mospunën po luan rolin e vetëm që di ta luaj e që e ka ushtruar për 15 vite sa ka qenë në opozitë, rolin e opozitarit rebel, duke i  quajtue hajna, të korruptuar e analfabetë të gjithë ata që nuk pajtohen me të”, deklaroi ajo.

    Për Hykmete Bajramin, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është përgjegjëse për humbjen e një muaji mësim pasi sipas saj qasja e Nagavcit me SBASHK-un ka qenë jo profesionale.

    “Nuk kam parë ndonjë rezultat nga ana e saj. Janë dhanë shumë premtime nuk është realizu ndonjë. Jam e vetëdijshme se reformat në arsim zgjasin dhe marrin shumë kohë po ende nuk ka filluar asgjë nga ana e saj. Qasja me SBASHK-un ka qenë jo profesionale, është përgjegjëse për huhmbjen e një muaj mësim për 318 mijë fëmijë në krejt vendin. Duhet me qenë e gatshme me dialogu me krejt akterët në fushën e arsimit edhe kur apriori nuk pajtohesh, sidomos duhet me dialogu me ata që nuk pajtohesh” tha ajo për Ministren Nagavci.

    Hykmete Bajrami në një përgjigjje për Insajderin, i është drejtuar Qeverisë Kurti, që të ndalojnë më ankesa sepse siç thotë ajo, vendi është në krizë dhe krizat nuk adresohen me video.

    “Z. Kurti dhe Qeveria duhet me ditë që 15 vite sa kanë qënë në opozitë qytetarët kanë zgjedhur që t’i votojnë të tjerët përfshi këtu edhe LDK-në, të gjithë kanë qeverisë pas mandatit të dhënë nga qytetarët, VV edhe atëherë ka qënë në skenë por qytetarët e donin në opozitë siç na dashtën neve këtë mandat. Mjaftë me ankesa se nuk mund t’i jepet pushtet në mënyrë retroaktive askujt. Po kanë qenë 20 vjet, tash janë dy vjet tjera ku është puna?! Kërkojmë punë jo propaganda sepse vendi është në krizë e krizat nuk adresohen me video”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark