Insajderi
Lajme

“Kanë raporte familjare, por motivet…” Prokurori del në vendin ku ndodhi vrasja e dy vëllezërve Morina

Insajderi
06 November 2025 - 15:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kanë raporte familjare, por motivet…” Prokurori del në vendin ku ndodhi vrasja e dy vëllezërve Morina
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeprokurori Enis Gashi ka shkuar në vendin ku ka ndodhur vrasja e dyfishtë në fshatin Golluboc të Malishevës. Dy persona, vëllezër, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri nga një person që është dhëndër i familjes, shkruan Insajderi.

Prokurori Gashi bëri të ditur për media se po punohet në zbardhjen e rrethanave të rastit. Sipas tij, i dyshuari është identifikuar, por ndodhet ende në arrati.

“Kryesi i kësaj vepre penale është ende në arrati. I kemi marrë të gjitha masat që të sigurohet vendndodhja e tij,” tha ai.

Ai shtoi se palët kanë raporte familjare, por motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

“Policia është duke ndërmarrë të gjitha masat për t’i mbledhur të gjitha provat materiale dhe ato personale,” shtoi Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark