×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kaniherë është burrni”, “shenjë s’ia ke lanë”, Hoti debaton me Muratin

    Insajderi
    23 February 2024 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfer, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është përplasur me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    Mospajtimet e tyre filluan kur Murati tha se që nga viti 2020 ka pasur rënie të vazhdueshme të borxhit publik.

    “Që nga viti 2020 e knej pra ka pas rënie të vazhdueshme të borxhit publik…por vitin e fundit ka pas rënie sidomos”, tha Murati.

    Me këtë nuk u pajtua Hoti, i cili tha se puna e Muratit në borxhin publik, “s’ia ka lënë shenjë vendit”.

    “Kur më thu ti e kemi mirëmbajtë nivelin më të ulët të borxhit në regjion edhe ma gjërë, unë në bazë të shifrave po të them që shenjë s’ia ke lanë…Pra nuk e ke ul borxhin publik, e ke mirëmbajtë një praktikë të mirë të etabluar nga Qeveria e Kosovës me mbështetje të partnerëve ndërkombëtarë, FMN’ja në veçanti”, tha Hoti.

    “Puna jote në borxhin publik, shenjë s’ia ka lanë këtij vendi. Kurgjë s’ke bë”, deklaroi më tej Hoti.

    Gjatë diskutimit më pas kur Hoti e pyeti Muratin se pse nuk është bërë vlerësimi kreditor dhe kur Murati filloi t’i përgjigjej, Hoti i është drejtuar disa herë Muratit me fjalët “Le ironinë me mu”, “Me mua, jo kështu”.

    “Kaniherë është burrni, është korrektësi me i pranu çka nuk keni mbërri me ba dhe çka duhet me ba më tutje. Thuju njerëzve s’kemi mbërri me ba, i kemi pas këto arsye…”, ka thënë Hoti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark