×
  • Sport
  • Sport

    Kante drejt largimit nga Chelsea!!

    Insajderi
    04 December 2022 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    N’Golo Kante mund të jetë duke kaluar sezonin e tij të fundit te Chelsea.

    Eksperti Fabrizio Romano ka raportuar se mesfushori francez nuk ka arritur ende ndonjë marrëveshje me “Blutë” për rinovim të kontratës, pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar.

    Kësisoj, tani ka shumë gjasa që Kante të largohet si lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm.

    31-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. 

    Klubi londinez thuhet se është i gatshëm të kërkojë opsione të reja për zëvendësimin e reprezentuesit të Francës.

    Kante është pjesë e Chelseat nga viti 2016. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark