Kanye West është detyruar të ndërpresë performancën e tij të fundit, për arsye se një zjarr përfshiu nga brenda ndërtesën, njofton Telegrafi.
Ai bashkë me të gjithë stafin janë detyruar të “evakuohen” nga studio e tij e modës, teksa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit.
Qendra e zjarrfikësve të New York, në një prononcim për Daily Mail kanë thënë se ndërtesa ishte përfshirë nga zjarri, por pa e prekur tërësisht studion e Kanye. /Insajderi.com