Dukagjini i Klinës vazhdon ëndrrën në luftë për një vend në garat evropiane.
Skuadra nga Klina ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Malishevls në takimin e javës së 33-të të elitës së futbolli të Kosovës.
Në një atmosferë të mirë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, kohë me diell dhe fitore me plot meritë e vendasve.
Oto John në minutën e 86-të nga afërsia ka realizuar për fitoren e Dukagjinit.
Më i merituari për fitoren e Dukagjinit është portieri Kenan Haxhihamza që ka pasur disa pritje të mira.
Duhet theksuar se Dukagjinin e ka shpëtuar portieri Haxhihamaza e tërthorësja në minutën e 45-të pas goditjes së Sobowales.
Kjo ndeshje nuk u mbyll pa polemika, pasi gjyqtari i ndeshjes, Mervan Bejtullahu, nuk akordoi një faull për Malishevën afër zonës së Dukagjinit, dhe mbylli ndeshjen disa sekonda më herët, duke shkaktuar pakënaqësi te lojtarët dhe stafi i Malishevës.
Dukagjini ngritet në vend të katërt me 44 pikë dhe Malisheva është në të shtatin me 39 sosh.