Insajderi
Lajme

Kaos para parlamentit të Shqipërisë: Hidhen molotov dhe fishekzjarre, policia reagon me gaz lotsjellës

Insajderi
10 February 2026 - 20:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kaos para parlamentit të Shqipërisë: Hidhen molotov dhe fishekzjarre, policia reagon me gaz lotsjellës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tjetër protestë e opozitës po mbahet në Shqipëri, fillimisht filloi para kryeministrisë, në të cilën ka pasur tensione.

Pas tensioneve në Kryeministri, protestuesit marshuan drejt Parlamentit.

Tensionet pos para Qeverisë u bartën edhe rreth Parlamentit të Shqipërisë, ku protestuesit janë shtyrë me Policinë, duke hedhur edhe molotov de fishekzjarre.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës, për ta qetësuar situatën para Parlamentit.

Si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan pesë punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark