Insajderi
Lajme

Kapen shqiptarët në Spanjë, transportonin lëndë narkotike

Insajderi
07 April 2024 - 21:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapen shqiptarët në Spanjë, transportonin lëndë narkotike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një bandë kriminale me shqiptarë, holandezë dhe lituanezë është goditur nga policia spanjolle pas sekuestrimit të një sasie me lëndë narkotike (kokainë) të fshehur në thasët me pelet për ngrohje që po transportoheshin me kamion.

Janë arrestuar pesë persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës në shkallë të gjerë përmes përdorimit të kontejnerëve detarë të ngarkuar me fishekë.

Policia sekuestroi 16 tonë pelet. Ndërsa pas kontrollit të bërë në dy magazina të grupit kriminal, u gjetën dhe sekuestruan 5 kilogramë drogë sintetike, 3965 euro kesh si dhe mjete të tjera që shërbenin për paketimin e drogës.

Trafikantët përdornin portet spanjolle për të kaluar drogën të fshehur në kontejnerë. /Top Channel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark