Insajderi
Lajme

Kapet në flagrancë duke hyrë në një shtëpi, arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Insajderi
06 July 2026 - 10:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapet në flagrancë duke hyrë në një shtëpi, arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësitet e Stacionit Policor “Veriu” në Prishtinë kanë realizuar një operacion të suksesshëm, i cili ka përfunduar me arrestimin në flagrancë të një personi të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bazuar në veprimet e ndërmarra, njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin në momentin kur ai kishte hyrë në një shtëpi në Prishtinë.

Personi i dyshuar, mashkull kosovar, është intervistuar në koordinim me prokurorin e Shtetit dhe, me vendim të tij, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ka konfirmuar policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark