Insajderi
Lajme

Kapet në Kërpimeh me dru ahu pa dokumente, i dyshuari për vjedhje të pyllit ndalohet

Insajderi
30 March 2026 - 08:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapet në Kërpimeh me dru ahu pa dokumente, i dyshuari për vjedhje të pyllit ndalohet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë është ndaluar në fshatin Kërpimeh nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhja e pyllit”.

Sipas raportit policor, i dyshuari është ndalur teksa po qarkullonte me një kamionetë, në të cilën janë gjetur të ngarkuara dru për djegie ahu, pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm.

“Gjatë patrullimit, policia ka ndaluar kamionetën e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ku janë hasur dru për djegie – ahu pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit, kamioneta së bashku me drutë është konfiskuar, ndërsa rasti është iniciuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark