Berat Gjimshiti, është një nga liderat e kësaj Kombëtareje.
Kapiteni kuqezi u shndërrua në një mur të vërtetë ndaj Çekisë, duke bërë një paraqitje spektakolare.
“Jemi në rrugën e duhur, mundon shumë shumë pak, për t’u kualifikuar.
Nuk ishte aq e thjeshtë.
Pas golit u tërhoqëm shumë, rrezikuam. Nuk duhet të ndodhë ajo. Skuadrat që kanë përvojë mund të të godasin.
Mentaliteti i skuadër u duk edhe në ndeshjen që humbëm në Poloni.
Është një gjë shumë e mirë, të vazhdojmë kështu.
Unë me Arlind Ajetin njihem që në moshën 14-vjeç, kemi luajtur me Zvicrën deri në 21-shat, pastaj kemi përfaqësuar Shqipërinë. Jam shok i ngushtë me Ajetin dhe më vjen mirë që bëmë ndeshje të madhe dhe nuk pësuam gol. Më kishte munguar.
Borxh nuk më ka askush, jam mërzitur në 2016-ën, e kam në natyrë që nuk dorëzohem kurrë, i kam unë borxh Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua”, deklaroi Gjimshiti.