×
  • Sport
  • Sport

    Kapiteni i Kombëtares, Gjimshiti: I kam unë borxh Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua

    Insajderi
    13 October 2023 - 00:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Berat Gjimshiti, është një nga liderat e kësaj Kombëtareje.

    Kapiteni kuqezi u shndërrua në një mur të vërtetë ndaj Çekisë, duke bërë një paraqitje spektakolare.

    “Jemi në rrugën e duhur, mundon shumë shumë pak, për t’u kualifikuar.

    Nuk ishte aq e thjeshtë.

    Pas golit u tërhoqëm shumë, rrezikuam. Nuk duhet të ndodhë ajo. Skuadrat që kanë përvojë mund të të godasin.

    Mentaliteti i skuadër u duk edhe në ndeshjen që humbëm në Poloni.

    Është një gjë shumë e mirë, të vazhdojmë kështu.  

    Unë me Arlind Ajetin njihem që në moshën 14-vjeç, kemi luajtur me Zvicrën deri në 21-shat, pastaj kemi përfaqësuar Shqipërinë. Jam shok i ngushtë me Ajetin dhe më vjen mirë që bëmë ndeshje të madhe dhe nuk pësuam gol.  Më kishte munguar.

    Borxh nuk më ka askush, jam mërzitur në 2016-ën, e kam në natyrë që nuk dorëzohem kurrë, i kam unë borxh Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua”, deklaroi Gjimshiti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark