Takimi kryesor i ditës së sotme po zhvillohet mes Prishtinës dhe Malishevës në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.
Kapiteni i Malishevës, Dreni Kryeziu ka arritur të realizojë për Malishevën, duke e barazuar në 2-2 rezultatin ndaj Prishtinës.
Serinë e golave e nisi Mërgim Pefqeli, i cili realizoi për 1-0 në minutën e 45-të.
Kurse, Prishtina arriti ta përmbysë rezultatin ndaj Malishëvës për 8 minuta.
Golin e barazimit e shënoi Gauthier Mankenda (60). Kurse, golin e dytë për Prishtinën e shënoi Leotrim Kryeziu pas asistimit të Zybës (68).
/Insajderi.org