×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kapiteni i policisë voziti në gjendje të dehur dhe rrezikoi jetën e qytetarëve, IPK jep detaje

    Insajderi
    28 February 2023 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zyrtar policor është suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës , pasi i njëjti ka vozitur në gjendje të dehur dhe ka rrezikuar dy qytetarë.

    Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë në Gjilan, ndërsa polici ka gradën kapiten.

    Policia e Kosovës është njoftuar nga qytetarët dje në orët e mbrëmjes për një vozitje të rrezikshme në Gjilan duke rrezikuar jetën e dy qytetarëve. Pas marrjes të informacioneve është identifikuar i dyshuari i cili ka rezultuar të jetë zyrtar policor (me gradën e kapitenit). Bazuar në autorizimet ligjore Policia e Kosovës ka njoftuar hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së kanë identifikuar dhe intervistuar tre dëshmitarë lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.

    Sipas IPK-së zyrtari policor ishte duke e drejtuar veturën e tij private nën ndikimin e alkoolit.

    “Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë  testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila). Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast me dyshimin për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm”. Zyrtari policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet tutje në njoftimin e IPK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark