×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kaq meshkuj janë diagnostikuar me kancer të gjirit këtë vit në Kosovë

    Insajderi
    25 October 2023 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga fillimi i këtij viti në Kosovë janë identifikuar 332 femra me kancer të gjirit, ndërsa 4 raste janë zbuluar tek meshkujt.

    Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi për Gazetën Insajderi.

    Kurteshi tha se që nga viti i kaluar janë mbi 1 mijë gra në terapi.

    Për këto 9 muaj janë identifikuar 332 femra me Kancer të Gjirit dhe 4 meshkuj. Ikshp ka dhëna për mortalitet. Përpos këtyre rasteve të identifikuar sivjet 332 janë edhe mbi 400 nga viti paraprak, plus gratë që janë në ndjekje me follow up ose terapi Hormonale, që jane mbi 1000“, ka thënë Kurtishi.

    Tutje, Kurtishi tha se në vitin 2022 janë identifikuar 432 pacient me Kancer të Gjirit

    Në vitin 2022 janë identifikuar 432 pacient me Kancer të Gjirit femra dhe 6 meshkuj“, deklaroi ai.

    Sipas drejtorit të Onkologjisë, ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar të prekurit me kancer.

    Klinika e Onkologjisë ka kapacitet për trajtimin e të gjitha femrave të prekura me kancer dhe bënë trajtim modern të këtyre sëmundjeve sipas protokoleve të tyre, si në aspektin e mjekimit me barna ashtu edhe me rrezatim“, u shpreh ai./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark