×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kaq nënshkrime janë dhënë deri tani për Trustin

    Insajderi
    30 June 2022 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    7 mijë qytetarë deri më tash e kanë nënshkruar Projektligjin për tërheqjen e një pjese të Trustit.

    Një nga organizatorët e këtij peticioni, Afrim Berisha, i ka thënë EO të mërkurën se presin të arrijnë deri 10 mijë nënshkrime për të iniciuar sërish projektligjin.

    Ai ka thënë se interesimi i qytetarëve për të nënshkruar është i madh, dhe se për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve janë në disa komuna të Kosovës, teksa shtoi se janë të bindur se ky numër do të tejkalohet.

    “Nënshkrimi i peticionit për trustin është shumë në rregull duke shkuar, janë njerëzit shumë të interesuar. Jemi duke punuar qe tri ditë prej orës 11:00 deri në pra 22:00 në mbrëmje. Janë nëpër pika të Kosovës, Lipjan, Prizren, Fushë-Kosovë, dhe sipas informatave afro 7000-8000 janë që kanë nënshkruar. Po presim deri të premten, dhe të shikojmë interesimin e qytetarëve”, tha ai.

    “Nuk hezitojnë vijnë, kanë shumë shpresë që do t’i marrin dhe kemi shpresa që më shumë se 10.000 nënshkrime do të bëhen deri të premten”, ka deklaruar ai

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark