×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kaq para i kushtuan KQZ-së për informimin gjatë zgjedhjeve

    Insajderi
    03 February 2021 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përgatitur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit. Për këtë proces zgjedhor, KQZ-ja ka dhënë disa tenderë, duke shpenzuar qindra mijëra euro.

    Një nga tenderët e dhënë nga KQZ-ja për këto zgjedhje është edhe ai “Informimi Publik për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 14 shkurt 2021”.

    Për këtë tender, të ndarë në dy lote, KQZ-ja ka planifikuar të shpenzojë 124 mijë e 900 euro.

    Mirëpo, kjo kontratë është dhënë me shumën e përgjithshme 74 mijë e 347 euro apo 50 mijë e 553 euro më pak se sa ishte planifikuar.

    Grupi i operatorëve ekonomik SELMANS NETËORK SH.P.K., fitues të këtij tenderi, kanë marrë 36 mijë e 97 euro për lotin e parë të kontratës, “Aktivtetet e informimit publik per periudhat e procesit zgjedhor”, ndërsa 57 mijë e 930 euro për lotin e dytë “Aktivtetet e informimit publik per periudhat e procesit zgjedhor-Transmetime ne TV dhe radio”

    Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë për lotin e parë ishte ofruar me çmim 38 mijë e 250 euro, ndërsa për lotin e dytë oferta me çmimin më të lartë ishte 68 mijë e 148 euro.

    Shpërndaje në:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark